Nuk i lejon fjalimin, Erdogan reagon ashpër ndaj Gjermanisë: Po kryen vetëvrasje

463
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se Gjermania po kryen vetëvrasje duke mos e lejuar atë të mbajë një fjalim përpara turqve në Gjermani.
“Gjermania duhet të korrigjojë gabimin,” tha ai për gazetën gjermane “Die Zeit”, dhe shtoi “ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”.

Gjermania ka bllokuar Presidentin Erdogan duke mos e lënë atë të mbajë fjalim përpara mbështetësve në samitin G20 që do të mbahet këtë javë.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel tha se Turqia kishte bërë një kërkesë të tillë zyrtarisht, por “kjo nuk ishte një ide e mirë”. “Ne kemi justifikime kushtetuese për ta bërë këtë,” tha ai.

Turqia u zemërua nga refuzimi i Gjermanisë për të lejuar politikanët pro-Erdogan të marrin pjesë në tubimet e fushatës në Gjermani në mars.
Sigal