Nuk i bëri “like” në 10 minuta, vajza plagos të dashurin

452
Një 22-vjeçare është arrestuar, pasi ka plagosur të dashurin e saj në fytyrë duke e gjuajtur me një “selfie stick” të mprehtë, sepse ai nuk i bëri “like” fotos së saj në Instagram brenda afatit të caktuar prej saj, 10 minuta. “Kjo është mizore, nuk mund ta besoj që po dënohem për diçka që duhet të jetë një e drejtë kushtetuese. Jemi në 2015, kur do të zgjohen derrat e Uashingtonit dhe të kuptojnë që kur je në një lidhje, duhet ta pëlqesh sa më shpejt foton që poston partneri. Nëse ka ndonjë viktimë këtu, ajo jam unë”, ka thënë e reja. Avokati mbron 22- vjeçaren me pretendimin se i dashuri i saj mund të ketë qenë duke bërë gjithçka ato 11 minuta, si p.sh mund të ketë qenë me ndonjë femër tjetër. 
Sigal