“Nuk e kam objektivin e pastër”, zbulohen bisedat telefonike për planifikimin e vrasjes së Zaev

664
Javorja “Fokus” në numrin e saj të sotëm sjell një dëshmi të fortë se si natën e 27 prillit ishte planifikuar vrasja e Zoran Zaevit. Sipas shkrimit special, gjithçka zbulohet përmes një bisede telefonike, që është një “bombë” e fuqishme që zbardh skenarin e përgjakshëm të 27 prillit të vitit të kaluar, ku Zaev ishte përgjakur me sigurimin e tij, ndërsa më keq ka përfunduar lideri i ASH-së, Ziadin Sela, për të cilin paraprakisht ishin publikuar lajme se tashmë ai ishte vrarë dhe gjithçka kishte marrë fund, transmeton INA.
Por në rastin e Zaev, biseda telefonike mes dy personave zbulon se si personi që duhej ta vriste Zaevin me pistoletë i ka thënë bashkëbiseduesit të tij se nuk ka mundur të kryejë vrasjen sepse nuk e ka pasur objektivin e pastër. Sipas bisedës, ai ka thënë se nga turma e njerzëve që i ishin afruar
Zaevit, nuk ka mundur që të qelloje me pistoletë dhe kështu ka planifikimi për ta vrarë ka dështuar.
Kjo bisedë tashmë ka përfunduar në organet hetimore dhe se pritet të zbardh të vërtetën e 27 prillit, ku megjithatë Zaev përfundoi me të çara në kokë dhe ishte përgjakur.
Sigal