Nuk arrihet marrëveshja mes partive në Maqedoni, Hahn: Jam i zhgënjyer

487
Nuk arritëm që të gjejmë zgjidhje. Jam tejet i zhgënjyer që nuk arritëm të gjejmë zgjidhje sipas marrëveshjeve paraprake nga qershori dhe korriku i këtij viti.
Ende ka shpresë për t`u gjetur zgjidhje dhe shpresoj se do të bëhet i njohur serioziteti i situatës.
Sot nuk ishte ditë e mirë. Mendoj se nesër do të jetë ditë më e mirë për t`u gjetur zgjidhje që është e patjetërsueshme për të ngel aktive aspiratat evropiane të vendit, deklaroi euro komisari për zgjerim, Johanes Hahn.
“Nuk mund të parashoh, por është e nevojshme liderizëm dhe përgjegjësi për vendin dhe të ardhmen e saj. Mendoj se gjithçka është e mundur. Ne nuk mund që ta kryejmë punën e politikanëve të këtushëm. Do të jam i lumtur nëse respektohen afatet e kontraktuara”, deklaroi Han.
Sigal