Nudizëm në park, arrestohet aktorja

465
Është e famshme jo vetëm për linjat që ka, por edhe guximin që t’i ekspozojë ato nëpër rrjetet sociale pa shumë kokëçarje. Por zgjedhja e fundit e Maitland Ward për të realizuar një set fotografish për Super Bowl-it në një park publik i ka kushtuar shumë asaj.
Aktorja amerikane u arrestua nga policia gjatë sesionit të shkrepjeve bashkë me tre fotografë me akuzën e “sjelljeve të pahijshme në publik”.
“Isha duke bërë disa foto me bluza të shkurtra me emrat e skuadrave dhe isha shtrirë në bar me një top për shkrepjet. Kur më duhej të ndërroja bluzat nuk kisha vend të fshehtë ku ta bëja, ndaj si mburoja përdora stafin që kishim dhe fotografët”, tregon ajo për Daily Star incidentin në fjalë.
40-vjeçarja thotë se mënyra sesi u sollën autoritetet më të dhe stafin e saj ishte e ashpër.
“Kushdo që e pa mendoi se ne ishim superkriminelë dhe jo artistë që kishim dalë në park për të shkrepur disa foto”, kujton ajo.


Sigal