Norvegjia kthen emigrantët në Rusi

498
Norvegjia ka përpiluar një listë me emrat e 280 emigrantëve që do të kthehen në Rusi. Azilkërkuesit po transportohen me autobusë përtej kufirit të Norvegjisë me Rusinë. Autoritetet konfirmuan se të martën në mbrëmje një autobus me 80 burra u nis nga qendra e pritjes në Kirkenes për në kufirin rus.

Ministrja e Emigracionit, Silvi Listhaug tha se refugjatët do të dërgohen në qytezat ruse të Nikel dhe Murmansk. Parlamenti norvegjez miratoi masa të ashpra ndaj emigracionit vitin e kaluar, pasi më shumë se 5500 azilkërkues udhëtuan nga Rusia në Norvegji përmes kufirit të Strorskog, një rrugë e konsideruar më e sigurt se sa kalimi i Mesdheut me gomone.

Sigal

Në një lëvizje të paprecedentë nga autoritetet, refugjatëve ju tha se kërkesat e tyre për azil u ishin refuzuar vetëm pak orë para deportimeve, duke mos i dhënë atyre asnjë mundësi për të apeluar kundër vendimit.