Norvegji, policët në s’do mbajnë më armë

459
Policia norvegjeze e autorizuar prej një viti të mbante armë për shkak të rrezikut të atentateve islamike, nga java e ardhshme do të patrullojë përsëri e pa armatosur, sipas forcave të rendit.

“Vendimi për armatosjen e policisë në Norvegji është marrë për afate të përkohshme pasi shërbimet e sigurisë një vit më parë kishin rritur nivelin e vigjilencës për sulme të mundshme terroriste. Por nuk ka më arsye për vazhdimin e mbajtjes së armëve gjatë patrullimeve policore”, raportuan të njëjtat burime.

Sipas regullores së re policia norvegjeze do t’i mbajë armët vetëm në automjet. Policia norvegjeze kishte autorizuar mbajtjen e armëve në brez të efektivëve të saj në nëntor të vitit 2014 pasi shërbimet sekrete të brenshme kishin rritur nivelin e alarmit përballë rrezikut të atentateve.
Sigal