Norvegji, ndahet çmimi Nobel për Paqe, ja fituesit

669
Sigal

Komiteti i Nobelit në Oslo ndau sot Çmimin Nobel për Paqe. Çmimi shkon për Nadia Murad dhe Denis Mukwege, të cilët u morën me fushatën kundër përdhumineve në luftë.

Ata kanë ndihmuar në uljen e përdorimit të dhunës seksuale gjatë konflikteve dhe luftës. Çmimi, çdo vit, i ndahet një individi ose grupi që ka bërë më së shumti për të çuar përpara paqen në botë. Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore.

Këtë vit janë 331 të emëruar për çmimin – 216 nga të cilët individë dhe 115 grupe, tha Komiteti i Nobelit. Sipas tij, kjo është shifra e dytë më e lartë e kandidatëve, pas asaj më 2016. Këtë javë u ndanë çmimet Nobel edhe për mjekësi, fizikë dhe kimi.

foto galeri foto galeri