Norvegji, Breivik kërcënon me grevë urie për kushtet e burgut

465
Vrasësi i Norvegjisë Breivik kërcënon me grevë urie Vrasësi famëkeq në Norvegji, Anders Breivik ka kërcënuar se do të futet në grevë urie në protest për trajtimin nda tij në burg, shkruan BBC. Breivik thotë se është mbajtur në izolim që nga 2 shtatori, me vetëm një orë dalje në ditë. Në vitin 2011 Breivik vrau 77 persona nëpërmjet një bombe në Oslo dhe qëlloi për vdekje disa të tjerë në një kamp rinor, në ngjarjen që ai e quan “zbavitje”. Ai u dënua me 21 vjet burg në vitin 2012. Breivik ankohet për përkeqësimin e kushteve të burgjeve dhe i ka shkruar një letër drejtuar mediave në Norvegji e Suedi.

Studimi i pamundur – Në letrën e tij, 36-vjeçari ankohet se kushtet e ashpra të burgut e detyruan atë të heqë dorë nga një kurs i shkencave politike që po ndiqte. “Studimi nuk është i mundur në këto rrethana, dhe kjo vlen për këdo që është i izoluar në rrethana të tilla,” shkruan ai, bëjnë me dije mediat vendase.
Sigal