“Nona” për kokainë në Londër/ I dënuar me 8.5 vite burg, kush është Ndrek Prenga, ‘korrieri‘ i Hajrave që mori “më qafë” vëllain

805
Sigal

Gabimi i tij i kushtoi jetën të vëllait. Pengmarrja e Jakë (Jani) Prengës u bë pasi i vëllai i tij, Nreka nuk kishte dorëzuar në destinacion 60 kilogramë kokainë. 37-vjeçari kryente detyrën e “korrierit” të grupit në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe ishte dënuar me burg.

Rikthehemi në vitin 2017…

Gjatë një patrullimi rutinor, policia angleze pikasi një shpërndarës droge, i cili nga frika dhe paniku u hodh në një rezervuar uji edhe u përpoq të shkrinte kokainën që kishte me vete. Mirëpo Kerry Reed, asokohe 39 vjeç nga Shepperton i Londrës, nuk ia doli që të kryente misionin e tij dhe kështu u provua që ishte kokainë.

Reed më parë ishte takuar me bashkëpunëtorët e tij Ndrek Prengën, Elton Qajkën dhe Nikolin Dushin. Në një takim që ishte zhvilluar në shtëpinë e Prengës, Reed i dorëzoi një çantë bojëkafe në të cilën ishte “mielli i bardhë”.

Tre shqiptarët dhe britaniku dolën para Gjykatës dhe u dënuan me akuzën për drogë. Reed, Prenga, Dushi dhe Qajka shpërndanin kokainë në gjithë Londrën dhe në Jug-lindje të saj. Blackfriars Croën Court dënoi Reed 8 vjet, për Prengën u vendos që të vuante 8.5 vite brenda qelisë, ndërsa Dushi dhe Qajka u dënuan respektivisht me 6 dhe 3 vite burg.

Nuk dihet ende sesi Ndreka ka ndikuar për vrasjen e të vëllait duke bërë shpërndarësin, pasi sipas llogaritjeve duhet të jetë ende në burg duke vuajtur dënimin.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit paraditen e sotme, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua dje. Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak.

Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës.

Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.