Nobelin për Paqe i shkon Kuartetit Tunizian për Dialogun Kombëtar

503
Akademia sueze shpalli fitues të cmimit Nobel për paqen Kuartetin Tunizian për Dialogun Kombëtar, për kontributin e dhënë në ndërtimin e demokracisë në vend.
Nobeli i paqes vjen pas ndarjes së Nobelit të mjekësisë, fizikës, kimisë dhe letërsisë.
Mes kandidantëve potencial ishin edhe Papa Francesku, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, Eduard Snowden, etj.
Dje Akademia vlerësoi me çmimin Nobel shkrimtaren dhe gazetaren bjelloruse Svetlana Aleksievic, për përshkrimin e jashtëzakonshëm të periudhës pas Bashkimit Sovietik, pasojat e Cernobilit dhe luftën ruse në Afganistan. Vepra e saj konsiderohet momument i vuajtjes dhe kurajë e ditëve të sotme. Çmimet Nobel janë dhënë për herë të parë në vitin 1901, me vullnet të shkencëtarit dhe akademikut Alfred Nobel.
Sigal