Nju Jorku propozon ligjin i cili gjobit cilindo që pret thonjtë e maceve

463
Sigal

Kalon për here të parë në botë dhe në vendin e parë në botë, projektligji i cili dënon, heqjen e thonjve të kafshëve shtëpiake, në veçanti të maceve, procedurë kjo që kryhet në mënyrë që felinët të mos kruhen më e që të mos bëhen burim sëmundjesh për njerëzit.

Nëse guvernatori e nënshkruan atë, Nju Jorku do të bëhet shteti i parë që e miraton këtë ligj.

Procesi zakonisht përfshin heqjen e thoit të fundit në secilin gisht të maces. Aktivistët e kafshëve pretendojnë se ky është një proces i dhimbshëm dhe madje tërësisht i pa nevojshëm dhe kanë rekomanduar që kjo praktikë të kryhet vetëm kur rrezikohet shëndeti i kafshës, shkruan CNN.

Anëtarja e Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, Linda Rosenthal është sponsorja kryesore e kësaj nisme.

Nëse projektligji bëhet ligj, dënimi për heqjen e thoit të kafshës, do të jetë një gjobë deri në 1000$.

Projektligji bën përjashtime “qëllimet terapeutike”, të tilla si për trajtimin e një sëmundjeje.

Shoqëria Mjekësore e Veterinarisë e Shtetit të Nju Jorkut e kundërshton masën dhe thotë se ka disa situata në të cilat heqja e thoit është e nevojshme madje një domosdoshmëri

Image