Nju Jork: Këshilli Bashkëpunimit Rajonal platformë kundër radikalizmit dhe ekstremizmit

444
Këshilli Bashkëpunimit Rajonal për Europën Juglindore ka paraqitur dje në Nju Jork- një propozim për një platformë për t’u përballur me Radikalizmin dhe esktremizmin, dhe luftëtarët e huaj që kanë lidhje me terrorizmin. Propozimi u bë në takimin jo zyrtar të Ministrave të Jashtëm në kuadër të procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore. Sekretari Përgjithshëm i Këshilllit, Goran Svilanovic tha se “platforma synon forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese në nivel kombëtar dhe rajonal, duke bërë të mundur shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe praktiva të mira.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit të pranishëm në takim, shprehën mbështetjen e tyre për këtë nismë. Po dje në Nju Jork Ministrat e Jashtëm të rajonit patën një takim jo zyrtar me komisionerin e BE, Johannes Hahn. Diskutimet u përqëndruan në sistemin e monitorimit dhe masat që duhen të zbatohen në 12 muajt e ardhshëm, nga qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, lidhur me transportin dhe energjinë. Komisioneri Hahn, theksoi momentin pozitiv që ka krijuar procesi Berlinit që ndihmon ekonominë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Progresi i arritur duhet të vijojë dhe angazhimet e marra në Samitin e Vjenës duhet të zbatohen”- tha komisioneri BE.
Sigal