Njihuni me ninxhën e fundit në Japoni

495
Janë mjeshtra në artet e errëta të spiunazhit dhe vrasjes. Ata shihen shumë rrallë derisa godasin.

Të punësuar nga kryekomandatët samurai për të siunuar, sabotuar, vrarë ata kanë mbetur në pjesë e kodeve të lashta dhe që të gjithë kanë vdekur.

Të gjithë, përveç një. Si kreu i 21-të i klanit Ban, një dinasti e spiunëve të fshehtë historinë e së cilës mund ta gjurmojmë 500 vjet më parë, Jinichi Kawakami është ninxha i fundit i Japonisë.

Ai është trajnuar për të dëgjuar edhe kur një gjilpërë bie në tokë në dhomën tjetër, të zhduket në mënyrë të menjëhershme dhe të vrasë njerëz.

“Unë mendoj se jam quajtur ninxha i fundit pasi nuk ka asnjë person tjetër që ka mësuar të gjitha aftësitë e mjeshtrave të ninxhave gjatë këtyre pesë shekujve të fundit,”-ka thënë 63-vjeçari.

Por Kawakami ka vendosur të lejojë artin që të vdesë së bashku me të sepse ninxhat nuk përshtaten me kohët modern.

Ai ka filluar ta praktikojë këtë art në moshën 6 vjeçare nga mjeshtri Masazo Ishida.
Sigal