Njihuni me listën e ambasadorëve dhe zyrtarëve që ndryshoi Trump me marrjen e detyrës

491
Në fillim të janarit të këtij viti, pak ditë pas marrjes së detyrës zyrtarisht si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kishte lëshuar një urdhër të përgjithshëm që kërkonte largimin e ambasadorëve të emëruar politikisht që pas ditës së përurimit të kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti i ri, Trump kishte kërkuar që çdo ambasador i emëruar nga administrata e Obamës në gjithë vendet e botës, duhet të largohej mesditën e 20 janarit, kur Trump u inaugurua si president.
Duket se plani po realizohet, pasi Trump ka dërguar në Senat për konfirmim një listë të gjatë zyrtarësh, të cilët duhet të përfshihen në poste të rëndësishme në administratën e re. Në listë janë emra ambasadorësh dhe politikanësh, të cilët do të zëvendësojnë të emëruarit nga presidenti i mëparshëm, Barak Obama.Të zgjedhurit e Donald Tramp duhet të konfirmohen nga Senati Amerikan, ndërsa disa prej tyre e kanë kaluar procedurën me shpejtësi.
Lista:
Terry Branstad, ambasador në Kinë.
Benjamin S. Carson, Sr., sekretar për Zhvillimin Urban.
Elaine L. Chao, sekretar për Transportin.
Jay Clayton, anëtar i Komisionit për Sigurinë dhe Këmbimin, duke zëvendësuar Daniel M. Gallagher, Jr.
Daniel Coats, of Indiana, drejtor i Inteligjencës Kombëtare, duke zëvendësuar James R. Clapper, Jr.
Elisabeth Prince DeVos, of Michigan, sekretare për Edukimin.
David Friedman, ambasador në Izrael.
Nikki R. Haley, ambasadore në OKB.
John F. Kelly, sekretar i Sigurisë së Brendshme.
Robert Lighthizer, përfaqësues tregtar i SHBA-së.
James Mattis, sekretar i Mbrojtjes.
Linda E. McMahon, administratore në Administratën për Bizneset e Vogla.
Steven T. Mnuchin, sekretar për Thesarin.
James Richard Perry, sekretar për Energjinë.
Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, duke zëvendësuar John Brennan.
Thomas Price, sekretar për Shëndetësinë dhe Shërbimet Njerëzore.
Scott Pruitt, administrator për Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit.
Andreu F. Puzder, sekretar i Punës.
Todd M. Ricketts, zv/sekretar i Tregtisë.
Uilbur L. Ross, Jr., sekretar për Tregtinë.
Jeff Sessions, prokuror i Përgjithshëm.
David J. Shulkin, sekretar për Çështjet e Veteranëve.
Rex Tillerson, sekretar i Shtetit.
Seema Verma, administrator i Qendrës për Shërbimet Mjekësore dhe Ndihmën Mjekësore.
Vincent Viola, sekretar i Ushtrisë.
Ryan Zinke, sekretar i Brendshëm.
Sigal