Njihuni me historinë e dashurisë së çiftit Trump, si u takuan dhe sa kushtoi unaza e fejesës së Melanisë

479
Sigal

Melania Trump është Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara,
gruaja e tretë e Donald Trumpit dhe nëna e djalit të tyre dhjetëvjeçar, Barron
William Trump.

E
lindur si Melania Knauss, ish-modelja 45 vjeçare u takua me miliarderin në një
event mode në vitin 1998, kur ai ishte akoma i martuar me gruan e dytë, Marla
Maples.


atë kohë ajo ishte 28 vjeçe kur e takoi bashkëshortin e saj, 24 vjet më të
madh. Perveçse që ishte i martuar, në atë mbrëmje ishte me një tjetër femër,
por ai vazhdoi t’ia kërkonte numrin Melanias.

Dhe
madje e kishte dërguar femrën që e shoqëronte në tualet që t’ia merrte numrin e
telefonit bukuroshes.

Trump
u shkurorëzua nga gruaja e dytë në vitin 1999, ndërsa në vitin 2004, i propozoi
Melanias me një unazë diamanti me vlerë dy milionë dollarë.

Çifti
u martua në vitin 2005 në një ceremoni në Palm Beach, ku morën pjesë 350 të
ftuar, mes tyre edhe , Hillary Clinton, me burrin e saj, Bill.

Fustani
që kishte veshur nusja ishte i Diorit dhe kushtonte 100 mijë dollarë. Fustani
kishte 1.500 kristale dhe ishin nevojitur 550 orë për t’u krijuar.

Megjithatë,
ajo nuk mund të ecte me të dhe shumë shpejt e ndërroi duke veshur një fustan të
Vera Wang.