Njerku rreh vogëlushin për vdekje

165
Troy Reed vrau me gjakftohtësi foshnjën e të dashurës së tij dhe më pas me cinizmin më të madh i telefonoi policisë.
Madison Parker vetëm 16 muajsh kishte pësuar fraktura të tmerrshme në kafkë dhe kishte më shumë se 50 të nxira në trup.
Disa momente pas vrasjes Reed i telefonoi policisë duke deklaruar se foshnja ishte duke u kthyer në ngjyrë blu.
Foshnja kishte disa minuta që kishte vdekur para se ambulanca të mbërrinte në vendngjarje. Reed u tha atyre se Mason kishte rënë nga krevati dhe se kishte pësuar lëndime të tmerrshme. Ai u dënua me 15 vite burg. dhe u bë e ditur se kishte abuzuar dhe më parë me foshnjën ndërkohë që mamaja e tij ishte në dijeni dhe gjithsesi nuk e kishte ndaluar.
Mamaja e Masonit, Cindy Sandeman është njohur me Reed në vitin 2010 dhe muaj më vonë ata vendosën të jetonin së bashku në Townsville.
U bë e ditur se Reed kishte abuzuar dhe më parë me foshnjën ndërkohë që mamaja e tij ishte në dijeni dhe gjithsesi nuk e kishte ndaluar atë të kujdesej për djalin.
3 ditë pas ngjarjes mamaja e foshnjës së vdekur u martua me vrasësin e tij.
“Nuk ishte puna tek dasma. Doja t’i tregoja atij se do i gjendem gjithnjë pranë”, u shpreh ajo.
Gjyshërit e djalit Sue dhe John Sandeman shprehen se nuk do I flasin vajzës së tyre kurrë më për këtë vendim të saj dhe që la nipin e tyre të vdiste.