Njeriu i Marree: Mister i një figure gjigande

618
Sigal

Kjo javë shënon 20 vjet që kur një pilot helikopteri që fluturonte mbi Australinë qendrore zbuloi skicën e një njeriu gjigant të gërvishtur në tokë.

Figura e gjatë prej 4.2 km, në një rrafshnaltë të largët në Australinë e Jugut, shpesh mendohet të përshkruajë një gjuetar aborigjen.

I quajtur “Marree Man” (Njeriu i Marree) sipas një qyteti aty pranë, është një nga planet më të mëdha të botës gërvishtur në tokë.

Por misteri e rrethon se kush e krijoi atë  dhe pse.

Më parë këtë javë, sipërmarrësi australian Dik Smith ofroi një shpërblim prej  5,000 dollarë australian për çdo informacion në lidhje me origjinën e veprës së artit.

“Si është mbajtur sekret për 20 vjet?” tha ai për ‘ABC’ të hënën.

‘Marree Man’ ka qenë një subjekt i magjepsjes që nga zbulimi i saj në shkretëtirë rreth 700 km në veri të Adelaide, Australi.

Ajo ka fituar popullaritet në fluturimet turistike sepse është shumë e madhe për t’u parë nga toka.

Me një perimetër prej 28 km, Marree Man kishte një thellësi fillestare rreth 35 cm, sipas raporteve të mediave lokale.

Vendasit besojnë se ai portretizon një njeri aborigjen që mbante një shkop hedhës në dorën e tij të majtë.

Zyrtari i Marree Phil Turner thotë se është i bindur se krijuesi i saj, apo krijuesit, ishin “profesionistë” të cilët ndoshta përdorën teknologjinë GPS.

“Kushdo që e ka bërë atë skicë, ka përdorur shkop të mprehtë bambuje për çdo 10 metra” tha zoti Turner për BBC.

“Po të mos kishit koordinatat, nuk do të kishit asnjë ide nëse po qëndroni në gishtin e majtë ose bërrylin e tij të majtë. Duke marrë parasysh teknologjinë GPS ishte në fillimet e saj në atë kohë, ky është një sukses absolutisht i madh”.

Z. Smith pajtohet me të njëjtin mendim, duke thënë për ABC: “Nuk kishte gabime, është bërë në mënyrë profesioniste.”

Disa teori për krijuesit e saj kanë qarkulluar gjatë viteve.

Piloti Trevor Ëright, i pari që e shihte Man Marree më 26 qershor 1998, thotë se e ka parë atë rastësisht. Por fakse anonime u dërguan gjithashtu në bizneset lokale dhe mediat në atë kohë, për t’i informuar ata për ekzistencën e Marree Man.

Disa dyshuan se ishte puna e artistëve amerikanë, sepse fakset përdorën drejtshkrimin e SHBA dhe referencat. Një pllakë që tregonte flamurin e SHBA dhe unazat olimpike u gjet gjithashtu në vend.

Por të tjerë kanë teorizuar se këto të dhëna ishin qëllimisht mashtruese, me sugjerime alternative duke përfshirë artistë lokalë dhe madje edhe anëtarë të Ushtrisë Australiane.

Populli Arabana është pronari autokton i tokës në të cilën u krijua Njeriu Marree.

Menaxheri i Korporatës Arabana Aboriginal, Lorraine Merrick tha se pamja e saj në vitin 1998 fillimisht kishte mërzitur disa njerëz aborigjenë që e konsideronin atë si një përdhosje të tokës së tyre.

Ajo tha se ishte “një përzierje e mendimeve tani”.

Megjithatë, zonja Merrick tha se korporata – e cila administron tokën – e dinte se Marree Man ishte bërë një ikonë.

“Është atje tani dhe nuk mund të kthehesh mbrapa në kohë,” tha ajo për BBC. “Pra,  ne duhet të hartojmë një strategji të qartë për të ardhmen e saj”.

Marree Man është venitur gjatë viteve, por vendasit, me miratimin e njerëzve Arabana, kanë përdorur makineri për të ndihmuar në ristrukturimin e tij në 2016.

“Ndoshta misteri është pjesë e tërheqjes së tij, por sinqerisht nuk kanë ardhur njerëz tek unë për të pyetur se kush e bëri atë apo diçka të tillë”, tha zonja Merrick.