Një veprim aspak inteligjent! Policia e kap grabitësin serial shqiptar falë mollëve

633
Sigal

Pas çdo vjedhje, ai la një mollë të kafshuar si “kujtesë”.

Një lloj talljeje që hajduti, një shqiptar 36 vjeçar që jetonte në Parma, bënte me viktimat e tij. Ai gjithashtu kishte lënë një mollë të kafshuar në tryezën e një apartamenti të grabitur nëntorin e kaluar në Monticelli. Por kësaj here molla e ka “tradhtuar”; shqiptari ka lënë gjurmën e ADN-së

Karabinierët e  Monticellit dhe kolegët e tyre të Risit e kanë arrestuar atë, pas një duzinë vjedhjesh të kryera në qytete të ndryshme të Italisë veriore, plot 11 të tilla dhe është arrestuar vetëm ditët e fundit.

Emri i operacionit kishte lidhje pikërisht me mollën dhe hetimet për shqiptarin që jetonte në Parma dhe zyrtarisht i pastrehë kanë nisur më 6 nëntor të vitit të shkuar pas një grabitje në një apartament në katin e parë në Monticelli. Ai vodhi atje bizhuteri, para dhe sende të tjera me vlerë mbi 6 mijë euro.

Policia gjatë hetimeve, megjithatë, kishte menduar se molla në tryezë mund të ishte një çelës i rëndësishëm. Edhe pronari, në kërkim, konfirmoj se fruti nuk mund të jetë lënë nga ai ose një anëtar i familjes.
Dhe kështu çdo gjë nisi nga ajo mollë e kafshuar, pasi gjurmët e pështymës të lëna aty çuan në zbulimin e ADN-së.

Molla e kafshuar ishte lënë edhe gjatë grabitjeve të tjera.

Nga 2010 e në vazhdim ka 11 episode të ngjashme që çojnë tek i njëjti person: 9 vjedhje në  apartamente me “nënshkrim” dhe dy makina të grabitura, më së shumti në Lombardi dhe Veneto, pastaj në Riccione dhe së fundmi në Monticelli.