Një tjetër i arrestuar për sulmet në Barcelonë

440
Një xhihadis i dyshuar për përfshirje në sulmet e Barcelonës gjatë muajit të kaluar është arrestuar nga Garda Civile në Vinaroz, raporton La Vanguardia.

I riu, 24 vjeç, mendohet se kishte një rol mbështetës logjistik, në veçanti për të gjetur materialin për të ndërtuar municione shpërthyese.

Ministria e Brendshme deklaroi se i riu kishte një marrëdhënie të ngushtë me disa terroristë, veçanërisht me kreun e grupit, Abdelbaki Es Satty.
Sigal