Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 8.2 goditi Perunë

557
Sigal

 

Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 8.2 ka goditur sot Perunë.

Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë pothuajse në të gjitha vendet e Amerikës së jugut, nga Ekuadori në Brazil deri në Kolumbi.

Epiqendra e tërmetit, e regjistruar nga qendra sizmiologjike peruane, ka qenë në Perunë qendrore, në zonën e Rezervës natyrore të Pacaya-Samiria.

Sipas Institutit ndërkombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë, tërmeti është regjistruar mes të shtunës dhe të dielës, rreth orës 2:40 të 26 majit (ora lokale), rreth 9:40 e mëngjesit të së dielës me orën tonë.

Zona e goditur nga tërmeti është një zonë e mbrojtur e ndodhur në rajonin e Loreto dhe pjesa më e madhe përbëhet nga pyje.

Epiqendra ka qenë në thellësinë 134 kilometra. Qendra paralajmëruese e Cunameve tha se nuk kishte rrezik për cunam pas tërmetit.

Deri tani nuk është raportuar për viktima, por vetëm dëme materiale.