Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami

579
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,4 ballë Righter tronditi sot Xhakartën, duke shkaktuar evakuimin e shumë godinave në kryeqytetin indonezian, por nuk ka asnjë kërcënim për cunami dhe as informacione mbi viktimat, njoftoi një agjenci qeveritare.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 43 kilometrash, sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikës (USGS).
“Epiqendra ishte 81 kilometra në jugperëndim të provincës së Bantenit në birgjet e ishullit Xhava, rreth 130 kilometra në jugperëndim të kryqytetit”, theksoi nga ana e saj Agjencia Indoneziane e Gjeofizikës (BMKG).
Indonezia, që numëron 17 000 ishuj, ndodhet tek “unaza e zjarrit” në Paqësor, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton tërmete të vazhdueshme dhe një aktivitet vullkanik të lartë.
Sigal