Një pjesë e emigrantëve që levizin në Europë do të merren nga Serbia

476
Kryeministri Aleksandër Vuçiç thotë se Serbia do të marrë një pjesë të migrantëve që lëvizin nëpër Europë, megjithëse nuk është ende një shtet anëtar i BE­së. “Serbia nuk ka ngritur mure apo tela me gjemba. Do te ishte e lehtë ta bënim, ndërsa BE­ja ruante heshtjen, kur po ngriheshin muret,” tha Vuçiç të hënën në Bled, Slloveni, duke iu referuar pengesës së ngritur në kufirin SerbiHungari nga kjo e fundit.
Vuçiç konflirmoi në Tëitter se Serbia ishte gati të merrte një pjesë të refugjatëve, pa specifikuar në shifra. “Serbia do të marrë disa migrantë. Kjo na bën ne më europian se disa shtete të tjera anëtare. Ne nuk ndërtojmë gardhe,” shkroi Vuçiç. Ekspertët në Serbi bien dakord se vendi ka bërë shumë për të ndihmuar refugjatët deri më tani, por paralajmërojnë se duhet të përgatitet për valën e re të refugjatëve në dimër.
Dusan Janjiç, ekspert në marrëdhëniet etnike në Beograd, tha për BIRN se lajmërimi i Vuçiç tingëllonte pozitivë dhe nxiste qeverinë të miratojë një strategji të re për migrimin. Disa organizata të së djathtës ekstreme bënë thirrje për protesta kundër migrantëve në Serbi, javën e shkuar, por protestat u ndaluan nga policia. Janjiç argumenton se Serbia po sillet më pak ksenofobike se çdo shtet tjetër në rajon dhe se duhet të shihet si një model për vendet përreth.
Rados Djuroviç, drejtor i Qendrës për Mbrojtje dhe Ndihmë ndaj Azilkërkuesve, në Beograd, bie dakord se Serbia ia ka dalë mirë deri më tani me krizën e migrantëve. Por ai thotë gjithashtu se duhet bërë më tepër punë. “Nëse BE­ja na e kërkon, duhet të marrim më tepër refugjatë. I japim goxha ndihmë, meqënëse kishim një krizë refugjatësh gjatë luftërave të shkuara,” thotë Djuroviç për BIRN duke iu referuar konflikteve në vitet ’90.
Sipas Vuçiç Serbia ka marrë 390,000 euro ndihmë nga BE­ja dhe shpreson të marrë 3 milionë të tjera për të përballuar fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme. Serbia ka ndërtuar tre kampe të përkohshme për refugjatë deri më tani dhe ka lajmëruar se do të ndërtojë një tjetër në Beograd. Pothuajse të gjithë refugjatët largohen nga Serbia brenda disa ditëve për të vazhduar udhëtimin në Hungari dhe BE. Shumica drejtohen për në Gjermani, e cila pret të marrë 800,000 kërkesa azili deri në fund të vitit.
Marrë nga BIRN 
Sigal