Një pishinë në çatinë e Notre Dame? Ja projektet e çmendura për katedralen

78

A doni të notoni mbi Notre Dame? Franca ka nisur një garë ndërkombëtare për rivendosjen e katedrales në lavdinë e saj të mëparshme dhe presidenti Emmanuel Macron thotë se ai është i hapur për një “ndryshim bashkëkohor”.

Një studio suedeze arkitekturore ka propozuar zëvendësimin e kulmit me një pishinë, ndërkohë që idetë e tjera përfshijnë projekte nga më të “çmendurat”.

Katedralja e Notre Dame ka qenë për 800 vite kryeqendra e Parisit. Ajo u përfshi nga flakët, një muaj më parë, të cilat shkatërruan gjithë pjesën e çatisë. Për të parë projektet shfletoni galerinë e fotove.