Një ortek dëbore në Alpet Franceze ka përfshirë një grup fëmijësh, 1 i vderku, 5 të zhdukur

432
Të paktën dy nxënës knë mbetur të vdekur si pasojë e një orteku bore në Alpet Franceze që ka goditur një grup prej 10 fëmijësh dhe mësuesin e tyre.
Policia franceze deklaron se një prej fëmijëve që humbi jetën ishte një 14-vjeçar.
Ndërkohë, ekipet e kërkimshpëtimit janë duke kërkuar ende për pesë nxënës të tjerë të humbur nën borën e madhe në Isere të Francës.
Katër nga nxënësit janë gjetur të goditur nga atake kardiake si pasojë e frikës që përjetuan gjatë aksidentit, ndërsa mësuesi i tyre është gjetur në komë.
Grupi i nxënësve ishin për ski në zonën Les Deux Alpes në një piste.
Ekipet e shpëtimit me qentë dhe helikopterë janë në vendin e ngjarjes, për të kërkuar nxënësit e tjerë.
Ndërkohë BBC shkruan se dëshmitarët kanë treguar se një person e kishte parë të mbuluar me dëborë.
Sigal