Një nga 4 breshkat më të rralla në botë, ngordh në Kinë

498
Sigal

Një nga breshkat më të rralla në botë, një breshkë Yangtze me guackë gjigande, ka ngordhur në kinë duke lënë pas tre të tjerat. Këto breshka rrinë në ujë me baltë dhe mund të peshojnë deri ën 90 kg.

E njohur edhe si Rafetues, breshka femër ngorgji në kopshtin zoologjik Zushou në jug të Kinës.

Ekspertët u përpoqën ta mbarsnin artificialisht krijesën, e cila ishte 90 vjeçe , për te pestën herë para pak se të ngrodhte.

Këto specie janë të rrezikuara shumë për shkak të gjuetisë, peshkimit dhe shkatërrimit të habitatit të tyre.

Një breshkë mashkull është lënë në kopshtin zoologjik kinez ndërsa dy të tjerat jetojnë në natyrë në Vietnam. Natyra iluzive e breshkës nënkupton që ka qënë e vështirë të identifikohet gjinia.

Ekspertët vendas dhe dnërkombëtarë kishin tentuar ta mbarsnin artificialisht breshkën 24 orë para se ngordhte. Ata thanë se nuk kishte asnjë komplikacion nga operacioni dhe se ajo kishte pasur shëndet të shkëlqyer pas procedurës, por breshka u përkeqësua një ditë më pas.