Një muaj nga sulmet terroriste, kujtohen viktimat në Paris

468
Njerëz nga e gjithë Franca janë mbledhur sot në Paris, një muaj pas sulmeve terroriste nga të cilat kanë vdekur 130 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë. Shumë nga të pranishmit në Paris janë mbledhur para sallës së koncerteve Bataclan, në lindje të kryeqytetit francez, vend në të cilin mbrëmjen e 13 tetorit janë vrarë 89 persona.
Qytetarët kanë dërguar lule dhe kanë ndezur qirinjtë në vendin ku ka ndodhur sulmi, shkruan rel. “Ne po e shënojmë këtë ditë dhe jeta vazhdon. Jemi këtu për të treguar se ne vazhdojmë të jetojmë dhe nuk do të fshihemi”, tha sot Mireille Augusta, një vizitor i cili këtë ditë kishte ardhur nga jugu i Francës.
Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e ndara që kanë ngjarë në Paris më 13 nëntor.
Sigal