Një hajdute si kjo se keni parë kurrë, ja si i vjedh paratë në mes të ditës

603
Një vajzë u kap mat nga kamera e një taksisti teksa po i vidhte lekët në kutinë e tij. Ngjarja ka ndodhur në New York në muajin gusht raporton Daily Mail.
Gjatë videos, që zgjat rreth dy minuta në sediljen e pasme të makinës shihen dy vajza dhe një djalë të cilët ishin bashkë. Ndoshta kjo nuk ishte hera e parë që bënin një vjedhje të tillë.
Njëra prej vajzave, e cila ishte ulur në mes me shumë gjakftohtësi dhe pa frike sheh drejt e te kamera në momentin që zgjat dorën dhe merr paratë që ndodheshin në një kuti.
Ata më pas largohen ndërkohë që shoferi duket se nuk ka parë gjë se çfarë ndodhi. Ai e ka kuptuar më vonë se kutia e lekëve të tij ishte bosh. Kompania Uber me të cilën punonte shoferi i ka thënë se do përpiqet të gjurmojmë vajzën, por ajo ka çaktivizuar llogarinë e saj në këtë aplikacion.
Sigal