Një grua kryen sulm vetëvrasës në Nigeri, 14 të vdekur

458
Sigal

Së paku 14 njerëz kanë vdekur nga një sulm vetëvrasës në qytetin Maru. Sulmi ka ndodhur vetëm tri ditë pas sulmit të dyfishtë që dyshohet se e ka kryer Boko Haram. “Fjala është për sulm vetëvrasës që e ka kryer një grua”, ka thënë një zyrtar lokal që ka qenë në vendin e sulmit “Deri tash kemi identifikuar 14 të vdekur, ndërsa në mesin e tyre edhe vetëvrasësi”, ka thënë ai ndërsa transmeton Reuters. Më shumë se 50 njerëz janë vrarë të mërkurën në Kamerun dhe në Nigeri nga sulmet që dyshohet se i kanë bërë grupet islamiste Boko Haram. Në luftën e organizatës Boko Haram që kur e ka shpallur Kalifatin islamik kanë vdekur së paku 15 njerëz që nga viti 2009 ndërsa rreth 1.5 milionë njerëz janë detyruar që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre në Nigeri.