Një burrë nga Tajlanda vret vajzën e tij në një transmetim live në Facebook

472
21 vjeçari vari vajzën e tij dhe më pas vetvehten në një hotel në qytetin Phuket ditën e Hëne pas një debati që kishte patur me gruan e tij.
Një burrë nga Tajlanda vrau vajzën e tij në një transmetim live në Facebook përpara se të vriste edhe veten raportoi policia vendase.
21 vjeçari vari vajzën e tij dhe më pas vetveten në një hotel në qytetin Phuket ditën e Hëne pas një debati që kishte patur me gruan e tij.
Facebook dërgoi ngushëllimet për familjen tha se përmbajtje ishte hequr. Vrasja qëndroi në rrjetin social për disa orë përpara se mediat ndërkombëtare ta raportonin tek rrjeti social.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters janë publikuar dy video, një në 16:50 dhe një në 16:57. Sakaq ajo u hoq vetëm pas 24 orësh, në orën 17:00 të së Martes.
Pas vrasjeve në Shtetet e Bashkuara, Facebook kishte premtuar një përmirësim të situatës. Ditën e Marte një gjykatë suedeze dënoi me burg tre persona të cilët përdhunuan një femër në Stockholm dhe e transmetuan live në Facebook. 
Sigal