Një anije me 21 marinarë rusë zhduket në Lindjen e Largët

671
Shërbimet ruse të shpëtimit po kërkojnë sot një anije peshkimi të zhdukur në Detin e Japonisë me 21 marinarë në bord, theksuan autoritetet.
“Anija Vostok (“Lindja”) ka lëshuar sot në mëngjes një sinjal alarmi, 200 kilometra nga rajoni Primorski në Lindjen e Largët”, sipas Ministrisë ruse për Situatat e Emergjencës.
“Nuk ka qenë e mundur vendosja e kontaktit dhe në vendngjarje janë dërguar helikopterë, anije dhe një avion rikonicioni”, theksoi i njëjti burim duke shtuar se erërat e forta kanë penguar kërkimet.
Komiteti rus i Hetimit ka hapur një hetim për shkelje të rregullave të sigurisë së transportit detar me pasojë vdekjen.
Sipas tij, anija po udhëtonte nga porti Donghae në Korenë e Jugut në Kholmsk, në ishullin rus të Sahalin.
Sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”, anija i përkiste një shoqërie të specializuar në peshkimin e gaforreve për të cilat ky rajon është i njohur.
Sigal