Një ajsberg 4 herë më i madh se Londra shkëputet nga Antarktida (VIDEO)

672
Një nga ajsbergët më të mëdhenj në histori është krijuar pas shkëputjes së një pjese gjigante akulli në Antarktidë.

Ajsbergu, më shumë se 1 trilion tonë metrikë e akullit , është shkëputur nga bregu polar diku midis 10 dhe 12 korrikut, raporton ‘Business Times’.

Ai është struktura e tretë më e madhe në histori, rreth 5,800 km katrore dhe dy herë më të madh se Luksemburgu dhe pothuajse katër herë më e madhe se Londra.

Vëllimi i ujit që përmban ajsbergun është sa dyfishi i liqenit Erie, një nga pesë Liqeneve të Mëdha të Amerikës së Veriut, transmeton shekulli.

Ngjarja vjen një javë pasi një grup shkencëtarësh dhe NASA, raportuan se shkëputja e ajsbergut ishte i afërt.
Sigal