Një adoleshenti rrezikon burg pasi ngjit Piramidën e Keopsit gjatë udhëtimit në Egjipt

509
Përveç jetës së tij, një adoleshent ka rrezikuar të futet në burg pasi ka ngjitur Piramidën e Keopsit gjatë udhëtimit në Egjipt.
Megjithëse është e jashtëligjshme të ngjitesh në ikonën 4,500 vjeçare, turisti gjerman Andrej Ciesielski iku në Kairo me qëllimin për të arritur në majën e varrit gjigand të Gizës.
Ciesielskit iu deshën vetëm 8 minuta të mbërrinte lart strukturës 146 metra.
Pasi filmoi rrugën e tij për në piramidë, 18 vjeçari nga Mynihu realizoi disa foto mahnitëse në këmbim të 3 viteve burg.
“Disa minuta pasi u ngjita , fillova të tërhiqja vëmendje dhe disa nga rojet e sigurimit më thirrën që të ulesha.”
Andrej u dërgua më pas në rajonin e policisë të qytetit.Rregullat kundër ngjitjes së monumenteve janë vendosur për t’i mbrojtur ato nga gërryerja dhe gërvishtjet.
Akti dënohet me më shumë se 3 vite burg në Egjipt.
Sigal