Një 92-vjeçare ndjek shkollën për të mësuar shkrim e lexim!

128
Një grua 92-vjeçare nga verilindja e Turqisë, këto ditë është duke realizuar ëndrrën e saj të fëmijërisë, që është të mësojë të shkruajë dhe të lexojë, një aftësi që nuk kishte mundur ta realizonte kur ishte fëmijë, shkruan agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency”.
Gullu Sarac është njëra nga tetë gratë të cilat po ndjekin kursin e shkrim-leximit në provincën Sinop, buzë Detit të Zi, që është në vazhdën e fushatës së arsimimit.
Saraç është më e moshuara e grupit, por më e përkushtuara në mësime. “Për disa vjet fëmijët e mi provuan të më mësonin (shkrim-lexim), por deri tani, unë nuk kisha vijuar procesin shkollor”, theksoi ajo.
Pasi ishte inkurajuar nga motra e saj, Saraç filloi të ndjekë procesin arsimor në godinën e shkollës fillore Gazi, çdo fundjavë.
“Më pëlqen fakti që kursi po mbahet në shkollë, sepse gjithmonë kam patur dëshirë të ulem në bankat e shkollës”, theksoi ajo duke shtuar se për një kohë të shkurtër ajo ishte aftësuar për lexim, por shpreson që me ndihmën e mësuesve të aftësohet edhe për shkrimin.
Ajo thotë se ka një dëshirë të madhe të shkruajë një listë me emrat fëmijëve, nipërve dhe mbesave të saj.