Një 70-vjeçare humb jetën nga zjarret në Kaliforni, 54 kuaj nuk i shpëtojnë dot flakëve

663
Vazhdon kërcënimi dhe shkatërrimi nga zjarret e mëdha në Kaliforni. Është konfirmuar se një 70-vjeçare ka humbur jetën, pasi është gjetur e pajetë e asfiksuar në makinën e saj. Rreth 5700 zjarrfikës kanë luftuar me flakët njoftojnë autoritetet vendase teksa shtojnë se tre prej tyre janë lënduar. Ata bëjnë të ditur gjithashtu se 500 ndërtesa janë shkatërruar.
Si pasojë e zjarreve të mëdha të paktën 54 kuaj janë vrarë duke u djegur të gjallë. Ekipet e shpëtimit janë përpjekur t’i shpëtojnë ata, por ka qenë e pamundur për shkak të flakëve të mëdha.
Zjarret në Kaliforni kanë prekur dhe shkatërruar edhe bizneset. Shumica e të mbjellave të avokados në Kaliforni janë shkatërruar. Rreth 90% e avokadove të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rriten në Kaliforni dhe kjo industri i kushton miliona ekonomisë amerikane.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpallur gjendje emergjence në Kaliforni.
Rreth 200 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, teksa zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët në disa fronte. Autoritetet kanë aktivizuar nivelin më të lartë të alarmit duke e përshkruar si gjendje tepër kritike.
Sigal