Një 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Gjermani

518
Sigal

Vrau të riun shqiptar që po tentonte të vidhte,
shpallet i pafajshëm dhe lirohet i moshuari gjerman. Ngjarja në fjalë ndodhi në
prill të këtij viti, në Neuenrade. 18-vjeçari shqiptar u qëllua me armë gjahu
nga një moshuar gjerman. I riu kishte hyrë në shtëpinë e 63-vjeçarit për të
vjedhur, thuhet në gazetën Neue Ëestfälölische. Pronari i shtëpisë e kishte
qëlluar me pushkë shqiptarin, i cili, sipas tij, e kishte kërcënuar me thikë.

I riu kishte pësuar plagë të rënda dhe për pasojë
kishte ndërruar jetë në spital. Pronari gjerman gjatë marrjes në pyetje ka
deklaruar se shqiptari i ri, sa kishte qenë ende gjallë, kishte pranuar se
kishte shkuar për të vjedhur. Dhe kur gjahtari e ka parë se ai kishte një thikë
në dorë, e kishte kapur paniku. Kështu e kishte marrë çiften dhe e kishte
qëlluar 18-vjeçarin në kokë.

I ndjeri pak ditë më parë kishte festuar ditëlindjen
e tetëmbëdhjetë. Ndërkaq më vonë, organet e drejtësisë kanë konstatuar se ajo
që pronari kishte thënë se ishte thikë, në fakt kishte qenë një mjet
multiplikativ, në të cilin mund të montohen vegla të ndryshme. Prokuroria
Shtetërore në Hagen ka vendosur ta ndërpresë procedurën ndaj tij.

Policia ka kapur më vonë një bashkëpunëtor të
18-vjeçarit, i cili e kishte organizuar vjedhjen ndërsa gjatë zhvillimit të
ngjarjes kishte qëndruar jashtë, në veturë dhe pastaj kishte ikur. Por bashkë
me 18-vjeçarin tashmë të vdekur, në shtëpi gjatë sulmit ka qenë edhe një person
tjetër, i cili ende nuk është kapur.