Niveli i kriminalitetit? Në Singapor dyqanet nuk mbyllen me çelës

591
Singapori kohët e fundit u rendit i dyti në Indeksin e Qyteteve të Sigurta për vitin 2017, menjëherë pas Tokios.
Në 2016, policia kombëtare e ishullit raportoi 135 ditë pas asnjë krim, përfshirë vjedhjet e vogla apo grabitjet në shtëpi apo biznese.
Ky nivel i ulët kriminaliteti do të thotë që bizneset e vogla pothuajse nuk shqetësohen fare për vjedhjet në dyqane, shkruhet në një artikull të CNBC.
Në fakt, shumë biznese vendase marrin masa shumë të pakta kur dyqanet mbyllen natën.
Në katin e parë të një ndërtese në zonën e biznesit të qytetit, shumë dyqane nuk kanë dritare, brava, as dyer madje.
Një Starbucks në një nga stacionet e trenit të Singaporit nuk ka dyer fare. Në vend të derës, një litar i vogël tregon se kur është i mbyllur dyqani, dhe mallrat janë të vendosura në vitrinën e lokalit.
Por sigurisht që kamerat e survejimit ndodhen kudo në qytetin me 5.5 milion banorë.
Vitin e kaluar, forcat e policisë së Singaporit njoftuan planin për të vendosur dhjetëra mijëra kamera survejimi shtesë. Në 2012, policia e Singaporit instaloi më shumë se 62,000 kamera survejimi.
Sigal