Nisin nga Kaspiku, sulmet ruse kundër shtetit islamik

451
Rusia ka nisur sulmet me raketa kundër objektivave të Shtetit Islamik në Siri nga luftanijet e saj në Detin Kaspik.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Sipas deklaratës së tij dhënë për mediat ruse, katër luftanije kanë shkatërruar me raketa 11 objektiva të militantëve të Shtetit Islamik.
Presidenti Putin vlerësoi ushtrinë ruse, duke thënë se objektivat ishin rreth 1.500 kilometër larg dhe kjo është një arritje sipas tij.
Sulmet ruse ne siri kanë shkaktuar një debat mes Moskës dhe Perëndimit, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Turqia akuzojnë Rusinë se po sulmon opozitën siriane dhe jo Shtetin Islamik.
Rusia mohon të gjitha akuzat, duke përsëritur se qëllimi i saj në Siri është shkatërrimi i terrorizmit.
Sigal