Nishani: “Vatra” farkëtoi aleancën me SHBA dhe ruajti atdhedashurinë”

473
Sigal

Presidenti  Bujar Nishani u takua dhe u përshëndet përzemërsisht me shqiptarët e “Vatrës” në SHBA duke vlerësuar se, ky vit që nga takimi i mëparshëm, ka shënuar ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Në Shqipëri sapo ka filluar punën një qeveri e re, së cilës i duhet të punojë natë e ditë për ta çuar vendin tonë gjithnjë e më përpara duke vazhduar reformat e nevojshme për zhvillimin dhe begatinë e çdo qytetari shqiptar. Ne presim besimplotë të marrim statusin e vendit kandidat në BE, bazuar në meritë, falë përmbushjes së rekomandimeve të KE-së” – u shpreh  Nishani. Kreu i shtetit vlerësoi edhe rolin e madh që ka kontribuar  Federata Mbarëshqiptare “VATRA”, e cila prej më shumë një shekulli ka luajtur dhe vazhdon të luajë edhe sot e kësaj dite një rol tejet të rëndësishëm për çështjen shqiptare. “Për më tepër kontributi juaj i veçantë ka qenë ai i forcimit të lidhjeve të miqësisë dhe farkëtimit të aleancës sonë jetike e historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me kombin amerikan, duke na shndërruar sot në aleatë të pandarë në luftën dhe përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut anembanë botës. Dhe të gjitha këto i keni bërë duke ruajtur gjuhën e bukur shqipe, traditat e kulturën tonë të rrallë dhe atdhedashurinë e qashtër e painteres për kombin shqiptar”-deklaroi Presidenti Nishani. Presidenti Nishani iu bashkëngjit nismёs sё Kongresmenit shqiptaro-amerikan nё Asamblenë e New York-ut Mark Gjonaj pёr krijimin e Qendrёs Kulturore Shqiptare nё New York, duke premtuar, gjithashtu se, do tё jetё mbёshtetёs dhe pjesёmarrёs aktiv nё realizimin e kёtij projekti madhor pёr shqiptarët e Amerikёs. Pak pёrpara kёtij takimi, Presidenti Nishani bёri njё vizitё nё selinё e Federatёs Mbarёshqiptare VATRA nё New York, ku u takua dhe bisedoi me Presidentin Gjon Buçaj dhe njё grup tё vogёl drejtuesish tё kёsaj organizate.