Nis vlerësimi i dëmeve pas përmbytjeve në Tetovë

456
Në rajonin e Tetovës, të prekur nga përmbytjet shkatërruese një javë më parë, po punohet intensivisht në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore. Ekipet vlerësuese janë ndarë në më shumë grupe, në fshatin Reçicë e Madhe dhe e Vogël, si dhe një ekip në fshatin Shipkovicë, ku kryesisht bëhet vlerësimi i dëmeve të shtëpive, makinave dhe infrastrukturës rrugore. Vlerësuesit kanë kërkuar nga banorët që të lajmërojnë çdo dëmtim të pësuar. Nga ana tjetër banorët ankohen se vlerësimi i dëmeve po bëhet në mënyrë shumë provizore. “Presim ti bëjnë vlerësimet si duhet, t’i paguajnë dëmet, por ku i besohet, ne jemi shtet i varfër s’ma merr mendja”.
Sigal