Nis sot në Vatikan, Viti Jubilar i Mëshirës i shpallur nga Papa Francesko

515
Ka nisur sot në Vatikan, Viti Jubilar i Mëshirës i shpallur nga Papa Francesko deri më 20 Nëntor të 2016. Është ky Jubileu i 30 në historinë e Kishës Katolike e për herë të parë me një teme dedikuar Mëshirës e Faljes. “Mëshira nuk është mirësi, deklaron Sekretari i Shtetit të Vatikanit kardinali Pietro Paroli. Mëshira është rruga e mirëkuptimit mes dallimeve e që ndihmon në vendosjen e paqes mes konflikteve.”
Ky event i saponisur është gjithashtu dhe Jubileu i Parë në Vatikan i organizuar nën kërcënimin e Shtetit Islamik ISIS.
Qysh në orët e para të mëngjesit besimtarët katolikë kanë populluar sheshin “Shën Pietro” nën masat e një kontrolli të rreptë sigurie. Brenda e përreth mureve të Vatikanit vigjilojnë rreth 2500 forca të ushtrisë italiane, 1000 agjentë të policisë, 900 policë rrugorë, 250 telekamera, 140 makina policie e 100 automjete civile.
Besimtarët katolikë mbërrijnë në sheshin Shën Pietro përmes vetëm tre rrugëve kalimi, të cilët radiografojnë cdo person që kalon në to, veshjet e cantat e tyre.
Një delegacion i përbërë nga 10 anëtarë nga Shoqata e Bashkimit Islamik në Itali, është i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan.
“Është ky një gjest përqafimi ndaj këtij eventi madhështor të Mëshirës, e që bashkon të gjithë njerëzimin për të fituar kundër frikës , është shprehur Kryetari i kësaj shoqate z. Izzeddin Elzir.
Sigal