Nis protesta e opozitës në Kosovë, kërkohet largimin e qeverisë

409
Ka nisur në Prishtinë protesta e radhës e opozitës, e para për këtë vit. Që prej prej orës 14:00 protestues të shumtë janë mbledhur përpara Bibliotekës Kombëtare. 
Qytetarëve iu janë bashkuar dhe liderët kryesorë Ramush Haradinaj, Shpend Ahmeti, deputetët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismalili , Dardan Sejdiu, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën.
Protestuesit e udhëhequr nga deputetët e opozitës po përshkojnë bulevardin sloganin “ për shtet me sovranitet”
Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, disa herë radhazi, nëpërmjet konferencave për shtyp, prononcimeve për mediet e intervistave, kanë paralajmëruar se 9 janari shënon fillimin e një serie protestash deri në rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Sigal