Nis Kuvendi i Kosovës, opozita e palëkundur nga qëndrimet e saj

524
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare me 9 pikat e mbetura për diskutim dhe miratim nga e premtja e kaluar. E veçanta e kësaj seance mbetet çështja e pezullimit të numrit të madh të deputetëve nga partitë opozitare. Vendimi për pezullim u mor nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancë dhe sjelljeve të tjera të opozitarëve. Prandaj meqënëse kjo e sotmja është vazhdim i seancës së shkuar, pritet që të zbatohet vendimi i së premtes për pezullimin.

Megjithatë në deklarimet e tyre për media, deputetët e pezulluar kanë paralajmëruar se do të provojnë që edhe sot të jenë në sallën e Kuvendit. Seanca e kaluar e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt me 19 shkurt, u ndërpre tre herë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët opozitar. Në seancën e kaluar, nga opozita ka qenë i pranishëm vetëm një deputeti Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje
Sigal