Nis festivali më i madh i seksit në Europë, ja vendi ku organizohet…

1139
Sigal

Festivali më i madh i seksit ka nisur sot në Angli në një fshat me bukuri natyrore të quajtur Genteel Worcester dhe për të shkuar aty duhet kaluar nëpër një rrugë disi të rrezikshme.

Pjesëmarrësit në këtë event janë të ndarë në kategori si ‘gratë e nxehta’, ‘demat’ dhe ‘njëbrirëshat’, të gjitha këto kategori janë emëruar në mënyrë figurative sigurisht.

Sa u përket ndarjeve, “gratë e nxehta’ janë gra të martuara që janë të hapura ndaj marrëdhënieve seksuale me meshkuj të tjerë, ndërsa ata që quhen ‘bare back’ pranojnë që të kryejnë marrëdhënie pa përdorur masa mbrojtëse.

‘Demat’ janë burra, të martuar ose beqarë, që e mbajnë veten si të ‘pajisur mirë’ dhe janë në kërkim të eksperiencave seksuale.

Dhe së fundmi ‘njëbrirëshat’, janë gra ose vajza beqare. E mbajnë këtë emër sepse janë aq të rralla sa janë parë vetëm shumë pak prej tyre.

Personat që po marrin pjesë kanë paguar rreth 415 paund për një qëndrim tre ditor, që përfshin një tendë luksoze, dy shtretër si dhe ngrohje dhe ndriçim të siguruar nga energjia diellore.