Nikos Kotzias kërcënohet sërish, tjetër zarf me plumba në zyrë

664
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është kërcënuar sërish. Një zarf me një plumb është dërguar në adresën e tij, shkruan “Ta Nea”.
Burime nga policia, kanë thënë për mediat greke që zarfi i është dërguar Ministrit Kotzia nga persona ende të paidentifikuar të huaj
dhe përmbante një fishek dhe një letër, përmbajtja e të cilës nuk bëhet ende e ditur.
Zarfi u dërgua në Laboratorët e Shërbimeve Penale dhe për ngjarjen kanë nisur hetimet.
Sigal