Nikoliç: Njohja e Kosovës do shkaktonte luftë civile në Serbi

461
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç deklaron për B9923 se njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të shkaktonte luftë civile në këtë shtet. “Serbia dëshiron të jetë në BE, këtë e dua edhe unë, por Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nuk e di se cilës mendje në administratat evropiane i ka ra ndërmend kjo ide. Po nëse Serbia do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, do të nxiste luftë civile. për këtë janë i sigurt”, ka thënë Nikoliç. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me disa gazetarë gjermanë.
Sigal