Nikoliç: Gjermania i kërkon Serbisë marrëveshje detyruese me Kosovën

498
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka vlerësuar sonte se kapitulli 35 do të jetë vendimtar në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian si dhe BE-ja në këtë kapitull do të tregojë nëse e do Serbinë anëtare të saj. Në një emision të RTS-së, Nikoliç ka thënë se Serbia “e pret me padurim hapjen e të gjithë kapitujve por edhe se rruga drejt BE-së do të varet nga kapitulli 35 që ka të bëjë me Kosovën”.

“Sot ambasadori gjerman më ka thënë shumë qartë dhe zëshëm se korniza jonë negociuese parasheh të arrijmë një marrëveshje juridike detyruese me Kosovën. Unë do të doja që të arrihet sa më shpejtë kjo marrëveshje dhe të marrim vesh se ç’nënkupton kjo marrëveshje për BE-në. Evropa duhet të mendojë a duhet ta përkrah një territor të shkëputur apo një shtet sovran”, ka thënë Nikoliç.
Sigal