Nigeri, vajzat e rrëmbyera shfaqen në video

504
Grupi islamik nigerian Boko Haram ka publikuar një video, në të cilin shfaqën vajzat e kidnapuara dy vite më parë nga qyteti nigerian Chibok.
Videoja, e cila duket që është filmuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, i është dërguar Qeverisë nigeriane, dhe shfaq 15 vajza në rroba të zeza, të cilat e identifikojnë vetën si nxënëse të kidnapuara nga shkolla. Ndërsa disa nga vajzat në video janë identifikuar nga prindërit e tyre.
Kjo është videoja e parë që shfaq vajzat që nga muaji maj i vitit 2014. Kidnapimi i 276 vajzave kishte shkaktuar një fushatë globale në mediat sociale “#BringBackOurGirls” (Ktheni Vajzat Tona), përfshirë edhe zonjën e parë të ShBA-ve, Michelle Obama dhe një grup të të famshmeve. Por, përkundër përpjekjeve të tyre, shumica e vajzave ende mungojnë.
Sipas Amnestly International, rreth 2 mijë fëmijë janë kidnapuar nga Boko Haram që nga viti 2014.Shumica e tyre përdoren si skllevër seksi, luftëtarë dhe madje si kamikazë. Lideri i Boko Haram, Adubakar Shekau, ka thënë se vajzat janë konvertuar në islam, përderisa kërcënoi se do t’i detyronte ato të martoheshin me luftëtarët e tij, apo t’i shesë si skllave. Përderisa muajt kalonin, rreth 57 nxënës kanë arritur të arratisen, por të paktën 219 tjerë ende mungojnë.
Sigal