Nigeri, sulm vetëvrasës në një treg i 3 femrave kamikaze, të paktën 22 të vdekur

592
Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në një atentat vetëvrasës në një treg në Shtetin e Bomo në veri-lindje të Nigerisë.
Sipas asaj që raportojnë autoritetet nigeriane të cituara nga mediat lokale, tre atentator vetëvrasës së Boko Haram, me shumë mundësi 3 femra, janë futur në një treg të Sabon Gari, në periferi të kryeqytetit të shtetit Maiduguri të premten në mbrëmje.
Autoritetet nuk kanë arritur të konfirmojnë ende viktimat deri në mëngjes pas transferimit të të plagosurve. Komisari i policisë të Bomo, Damian Chkëu i ka thënë gazetarëve në një konferencë për shtyp: ’Më shumë se 20 persona, mes tyre edhe tre atentatorët janë vrarë.
Deri tani sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë grup, por ka dyshime të forta që bëhet fjalë për grupin e Boko Haram’.
Në fillim të kësaj jave ushtarët kishin lajmëruar banorët për një sulm të mundshëm të Boko Haram në qytet dhe në fshat.
Sigal