Nigeri: Janë çliruar dy arkeologë gjermanë të rrëmbyer

506
Agjentët e sigurisë së Nigerisë i kanë çliruar dy arkeologë gjermanë të rrëmbyer nga personat e armatosur gjatë një gërmimi, ka thënë sot guvernatori i shtetit verior, Kaduna, nëpërmjet një kumtese.
Sipas Ministrisë së jashtme gjermane, të dy akademikët tash janë në Ambasadën e Gjermanisë në kryeqytetin Abuxha dhe janë mirë me shëndet, duke pasur parasysh rrethanat.
Guvernatori, Nasir Ahmad El-Rufai, “i ka lavdëruar agjencitë e sigurisë për përpjekjet e tyre për të siguruar çlirimin e gjermanëve”, thuhet në kumtesë.
Të dy gjermanët ishin rrëmbyer të mërkurën, ndërsa dy fshatarë që kishin provuar tu ndihmonin personave të rrëmbyer, janë vrarë nga rrëmbyesit, ka thënë policia.
Personat e armatosur kishin kërkuar afro 200 mijë dollarë për lirimin e profesorit, Peter Breunig, dhe asistentit të tij, Johannes Behringer.
Sigal